Mjekët në vendet rurale do të mund të punojnë pa motra medicinale, do të marrin mbështetje mujore prej 22500 denarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mjekët në vendbanimet më të vogla, për 24 muajt e ardhshëm, do të lejohen të vazhdojnë punën pa infermierë. Kështu u bë e ditur pas takimit të drejtorit të Fondit për sigurim shëndetësor, Sasho Klekovski dhe Branko Ajigogov, me menaxhmentin e Shoqatës së Mjekëve Privatë (SHMP) dhe koordinatorët e qyteteve.

Temë e bisedës në takimin e sotëm ishin pikët për kapitacion, masat dekurajuese, gjobat.

Kryetarja e SHMP-së, doktoresha Lilija Çolakova Dervishova, në konferencën për media tha se kanë biseduar për shumë tema dhe nuk kanë pasur biseda të tilla për disa vite.

“Të dy drejtorët po i njohim me të gjitha problemet që ekzistojnë në shëndetësinë parësore, të gjitha me synimin për të bërë një hap pozitiv, për të mbajtur mjekët, për të mbajtur infermierët. Gjetëm një gjuhë të përbashkët rreth problemit të klinikave rurale, të cilat duhet t’i ruajmë. Njerëzit duhet të qëndrojnë atje, të trajtohen dhe të kenë qasje të barabartë për të gjithë qytetarët në Republikën e Maqedonisë. Gjetëm një moment shumë pozitiv dhe pranim nga të dy drejtorët, në vende të vogla, ku mungojnë infermierët, mjekët do të vazhdojnë punën. Me këtë i shpëtuam ato klinika, sepse thjesht nuk funksionojnë më ligjet që janë bërë shumë kohë më parë”, tha Çolakova Dervishova.

Advertisement

Ajo falënderoi se do të vazhdojë puna në vende, gjegjësisht do të vazhdojnë shërbimet shëndetësore dhe mbrojtja e qytetarëve.

“Masat në lidhje me mjekët ruralë janë afatizuar në 24 muaj. D.m.th ju lejohet që të punojnë pa infermierë në 24 muajt e ardhshëm, që të shohim në mënyrë sistemiatike se si do të funksionojnë më tej. Janë rritur pikët për mjekët ruralë për 22.500 denarë, pra, janë rritur të ardhurat fikse për shkak të shpenzimeve dhe udhëtimit për në ordinanca. Kjo tashmë është zgjidhur, vendimet janë bërë publike dhe hynë në fuqi”, deklaroi Sasho Klekovski, drejtor i Fondit.

 

The post Mjekët në vendet rurale do të mund të punojnë pa motra medicinale, do të marrin mbështetje mujore prej 22500 denarë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy