“Ishte një natë e qetë dhe masat restriktive dhanë rezultate”.
Kështu e përshkruajtën natën e ndërrimit të motive autoritetet shëndetësore, që zakonisht në këtë datë personeli mjekësor kujdestarë ka vrull të shtuar të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjeksore, qoftë nga dehjet, nga shpërthime të mjeteve piroteknike, aksidentet rrugore e kështu me radhë.
Sipas ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, për dallim nga vitet e kaluara ku kishte raste të shumta që paraqiteshin në toksikologji dhe në qendrën urgjente, këtë vit kanë qenë vetëm nga dhjetë persona.
Drejtori i toksikologjisë, informoi se nga dhjetë pacientët e pranuar, shumica ishin të rinj, nga të cilët 6 në moshë të mitur.
The post Mjekët në Maqedoni mbrëmë patën natë të qetë, vetëm 10 persona përfunduan në Klinikën për Toksikologji appeared first on Telegrafi.