
Nga e hëna drejtësi do të kërkohet në rrugët e Shkupit dhe Tetovës për zbardhjen e rasteve tragjike në vend.
Nisma “Kush e ka radhën” njoftoi se të hënën në orën 18:59 do të fillojë “Marshi për përgjegjësi dhe siguri” me moton “Mjaft ishim ne, radhën e ka sistemi”.
Drejtësi do të kërkohet edhe nga Tetova në orën 12:30 në sheshin “Iliria”, organizuar nga nisma “Zero”.
Ata shkruajnë se “kemi obligim qytetar ndaj viktimave të spitalit modular, Besa Trans, Llaskarcë dhe Koçan”.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
“Ne kërkojmë të fillojmë nga ZERO, sepse padrejtësia nuk tolerohet”. Protestat janë paralajmëruar në rrjetet sociale.
The post “Mjaft ishim ne, radhën e ka sistemi”, nga nesër protesta në Shkup dhe Tetovë për rastet tragjike në RMV appeared first on Telegrafi.