Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis për gazetën greke “Te nea” tha se rruga e Maqedonisë së Veriut kalon nga Greqia.

Sipas tij, rruga e Maqedonisë së Veriut mund të mbyllet nëse nuk respektohet marrëveshja e arritur.

“Kur dikush tërheq litarin, duhet të jetë i përgatitur të shkëputet. Dhe nëse nuk respektohet marrëveshja, duhet ta dinë se do të kenë rrugë të mbyllur drejt Evropës. Rrugë që kalon nga Greqia dhe respektim i të drejtës ndërkombëtare”, tha Mitsotakis.

Kujtojmë së në Maqedoninë e Veriut pritet të formohet Qeveria e re e cila nuk ka mbështetur Marrëveshjen e Prespës, ndërsa presidentja e sapo zgjedhur, në betimin e saj si presidente, nuk e tha emrin e Maqedonia e Veriut, por vetëm Maqedoni./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mitsotakis: Rruga e Maqedonisë së Veriut për ne BE kalon nga Greqia appeared first on Telegrafi.