Mitsotakis: Qeveria e re e Maqedonisë duhet të respektojë Marrëveshjen e Prespës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, shprehu shqetësimet e tij lidhur me qëndrimet e dëgjuara gjatë periudhës para zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se ato qëndrime nuk duhet të bëhen qëndrim zyrtar i qeverisë së re. Në një intervistë për kanalin televiziv grek Alpha, Mitsotakis pohoi se, pavarësisht që si opozitë nuk ishte dakord me Marrëveshjen e Prespës, si kryeministër duhet ta respektojë atë për hir të kontinuitetit të shtetit. Ai shtoi se pret me interes qëndrimin zyrtar të kryeministrit të ri të Maqedonisë së Veriut për të parë se si do të referohet ai te emri i vendit.

“Dua të jem i qartë. Unë personalisht nuk kam qenë dakord me Marrëveshjen e Prespës dhe veçanërisht me termat ‘kombi maqedonas’ dhe ‘gjuhë maqedonase’. Por unë e pranova Traktatin brenda vazhdimësisë së shtetit dhe e kuptova se, pavarësisht mosmarrëveshjes sime me Traktatin, duhej ta respektoja atë. Të njëjtat kërkesa ekzistojnë edhe tani nga lidershipi i ri i Maqedonisë së Veriut. Le të jemi të durueshëm. Dua të shpresoj që ato gjëra që u dëgjuan para zgjedhjeve nuk do të jenë qëndrim zyrtar i qeverisë së re pas zgjedhjeve, sepse nëse kjo ndodh do të kemi probleme”, tha Mitsotakis.

The post Mitsotakis: Qeveria e re e Maqedonisë duhet të respektojë Marrëveshjen e Prespës appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy