Koodrinatori i grupit kuvendar të LSDM-së, Jovan Mitrevski sot u shpreh se veprimet e partisë maqedonase opozitare kohët e fundit janë dyfytyrësi.
“Në kthehemi pas mund të vërejmë se OBRM-PDUKM ishte kundër rritjes së pagës minimale me arsyetimin se kjo do të heq nga puna punëtorët. Kur e panë se edhe me rritje të pagës numri i papunëvee zvogëlohet, tash mbështesin pagën minimale”, tha Mitrevski.
Në lidhje me pagat e mësimdhënësve në shkollat e mesme dhe fillore, Joveski thotë se ajo që bën OBRM-PDUKM është dyfytyrësi dhe se për 1 vjet të tërë e kanë bllokuar ligjin në kuvend.
“Për 10 muaj bllokojnë punën e Komisionit për Arsim ku parashihej paga më të larta për mësimdhënësit bashkërisht me pagën minimale”, tha Mitrevski./Telegrafi/
The post Mitrevski: Të mos ishin bllokimet e OBRM-PDUKM-së tani punëtorët do të kishin paga më të larta appeared first on Telegrafi.