Koordinatori i grupit kuvendar të LSDM-së, Jovan Mitreski në foltoren e Kuvendit theksoi se OBRM-PDUKM sot nuk tregoi asgjë të re dhe vazhdoi me sjelljen johumane.
“Kjo që po e bëni është johumane, e shfrytëzoni mërzinë e qytetarëve për pikë politike”, u tha Mitreski deputetëve të opozitës maqedonase.
Sipas tij, nuk është korrekte të lëshohet salla kur në rend dite janë pikat që janë në interes të qytetarëve.
Ndryshe, sot OBRM-PDUKM propozoi që në rend të parë në seancën plenare të jetë shkarkimi i Filipçes për shkak të aksidentit në spitalin e Tetovës, mirëpo kreu u Kuvendit, Talat Xhaferi refuzoi kërkesën e tyre./Telegrafi/
The post Mitrevski: OBRM-PDUKM po sillet në mënyrë johumane, e keqpërdor tragjedinë për pikë politike appeared first on Telegrafi.