Koordinatori i LSDM-së, Jovan Mitreski akuzoi se me muaj OBRM-PDUKM bllokon punën në kuvend.

Ai tha se seancat kuvendare zgjasin më shumë, ndërsa miratimi i ligjeve në interes të qytetarëve presin me muaj, të bllokuara në komisione që i udhëheq opozita.

“Dje gjatë gjithë ditës qytetarët kanë mundur të shohin se si deputetët e opozitës maqedonase shtynin seancën. Nuk lejojnë që shumica parlamentare të jetë edhe në grupet e punës dhe komisione. Puna në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime me muaj është bllokuar”, tha Mitreski.

Sipas tij, OBRM-PDUKM bllokon edhe ligje të tjera siç janë Ligji për Bujqësi dhe Zhvillim Rural që siguron subvencionim të naftës për bujqit për 100% në vend të 50%., Ligji për mësimdhënës ku sigurohen paga më të larta për mësimdhënësit, Ligji për shërbim në armatë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mitreski: Me muaj OBRM-PDUKM bllokon ligje appeared first on Telegrafi.