Dështon bllokada e deputetëve të OBRM-PDUKM-së, sepse po shohim se po rritet nervozizmi i tyre, sepse bllokadat dështojnë ashtu siç kishin planifikuar, tha koordinatori i Grupit Parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski për “Utrinski Brifing”
“Ata arrijnë të zvarritin seancat, të mos caktojnë seanca të komisioneve, që është në dëm të qytetarëve. Qëllimi i deputetëve të OBRM-PDUKM-së është ngritja e tensionit në Kuvend. Rrjedha e seancave është ngadalësuar, në seancën e fundit kemi miratuar një rend dite për dy ditë, gjë që nuk ka ndodhur deri më tani, por në fund e miratojmë.
Në një situatë të tillë nuk ka kohë dhe as nevojë që të bëhet teatër në Kuvend apo të kthehen disa fotografi nga 27 prilli apo 24 dhjetori”, tha Mitreski.
Mitreski bëri të ditur se rebalanci i buxhetit për vitin 2022 më 13 qershor hyn në komisionin kryesor të Kuvendit dhe se si edhe më parë do të miratohet sipas afateve./Telegrafi/
The post Mitreski: Dështojnë bllokadat e OBRM-PDUKM-së në Kuvend, do të miratohet rebalanci i buxhetit appeared first on Telegrafi.