Miteva: Qeveria mbetet në qëndrimin që mos ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria mbetet e qëndrimit që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mos mbahen së bashku me ato lokale në tetor të vitit të ardhshëm, tha zëdhënësja Marija Miteva, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit në konferencën e sotme për media.

Ajo nuk i komentoi qëndrimet e opozitës se qeveria nuk ka bërë asgjë për qytetarët në pesë muajt e fundit, po ashtu nuk komentoi as konkluzionet e takimit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti me ambasadorin e Bashkimit Evropian, Michalis Rokas, që për të mirën e shtetit së bashku me zgjedhjet parlamentare vendore të zhvillohen.

“Si qeveri mbesim të mendimit se zgjedhjet e parakohshme janë vetëm kosto shtesë”, u përgjigj Miteva.

Për qëndrimin e LSDM-së opozitare se spekulimet për ndarje në parti vijnë nga kuzhina e pushtetit, Qeveria nuk ka koment.

Advertisement

“Është padyshim një opsion politik në të cilin ndodhin një numër i madh i problemeve, por ne si qeveri nuk do të komentojmë se çfarë po ndodh brenda partisë së tyre politike”, tha zëdhënësja e qeverisë Marija Miteva./Telegrafi/

The post Miteva: Qeveria mbetet në qëndrimin që mos ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy