Miteva pyet Shilegovin: Ku shkuan 12.5 milionë euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëdhënësja e OBRM-PDUKM-së, Marija Miteva në lidhje me deklaratën e Shilegovit se gjatë këtyre katër viteve janë blerë 150 automjete për ndërmarrjet publike pyeti se për çka i shpenzoi Shilegov 12.5 milionë euro nga shitja e shtëpisë së qytetit.

“Kur Shilegov lavdërohet që ka blerë, le të rikujtohet se po të mos ishte OBRM-PDUKM tani do të udhëtonin me autobusët e vjetër para 40 viteve në rrugët e Shkupit”, tha Miteva.

Ajo shtoi se OBRM-PDUKM gjatë qeverisjes në Bashkinë e Shkupit ka furnizuar 310 autobusë që është 3 herë më shumë se sa lëvdata e Shilegovit.

Shilegov sot tha se këto automjete do të shërbejnë në infrastrukturën dhe në kushtet më të mirë të punëtorëve në këto ndërmarrje publike./Telegrafi/

Advertisement

The post Miteva pyet Shilegovin: Ku shkuan 12.5 milionë euro appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy