Një nga çështjet kryesore të diskutuara në takimin dyditor të ministrave të mbrojtjes të NATO-s, i cili u mbajt dje dhe sot në Bruksel, ishin shpenzimet e mbrojtjes, tha për AIM-n ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski.

“Sa përqind do të ndajmë nga buxheti ynë është një pyetje vërtet e rëndësishme për një vend të vogël si Maqedonia. Ju e dini se buxheti ynë (i mbrojtjes) duhet të vazhdojë të rritet. Edhe pse jemi mbi dy për qind të bruto-produktit vendor, po shikojmë se si ta rrisim buxhetin”, theksoi Misajlovski.

Si pjesë e përpjekjeve për t’u përballur me sfidat e reja, vendet anëtare të NATO-s janë zotuar që shpenzimet për mbrojtjen nga buxhetet e tyre të jenë të paktën dy për qind të BPV-së kombëtare.

Sipas të dhënave të NATO-s, këtë vit RMV ndau 263 milionë dollarë për nevojat e mbrojtjes, që përfaqëson 2.22 për qind të BPV-së, duke tejkaluar kështu objektivin e vendosur, së bashku me 23 anëtarë të tjerë të Aleancës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas Misajlovskit, prioritet i Qeverisë në periudhën e ardhshme do të jetë që të ketë më shumë mjete për modernizim, por edhe për gjithçka që do të vendoset si synime dhe obligime nga NATO.

“Na pret shumë punë, sepse vazhdimisht duhet të përmirësohemi, vazhdimisht duhet të ndjekim të gjithë shembujt e modernizimit të ri dhe iniciativave të reja”, shtoi Misajlovski.

Ai theksoi se në takim ka pasur rastin të bisedojë me kolegët e tij ministra për tema të ndryshme, si dhe thellimin e bashkëpunimit me të gjithë partnerët tanë./Telegrafi/

The post Misajlovski: Rritja e buxhetit për mbrojtjen do të jetë një nga prioritetet e Qeverisë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";