Misajllovski: Grupe të punës punuan në Ligjin e ri për zjarrfikësit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ligj i ri për zjarrfikësit në afat sa më të shpejtë të mundshëm do të dorëzohet në Qeveri, deklaroi për AIM ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski.

“Ministria e Mbrojtjes në periudhën që vijon do t’i shqyrtojë propozimet për të cilat gjatë disa viteve të kaluara grupet e punës nga më shumë institucione kompetente për këtë problematikë punuan në përgatitjen e Ligjit të ri për zjarrfikësit dhe në afat sa më të shpejtë të mundshëm do të dalë me propozim në Qeveri”, thotë Misajllovski.

Përndryshe një pjesë e pagave të zjarrfikësve sigurohen përmes granteve të destinuara në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes. Në nivel të shtetit 734 zjarrfikës financohen përmes granteve të destinuara.

Në shuarjen e zjarreve në mbarë vendin marrin pjesë pjesëtarë të Armatës, por edhe një helikopter ushtarak. I pyetur nëse helikopterët e rinj të cilët furnizohen nga firma italiane Leopard do të shfrytëzohen edhe për shuarjen e zjarreve, Misajllovski me përgjigje të konfirmuar.

Advertisement

“Ju informojmë se helikopterët do të pajisen me instalime të gatshme për shuarjen e zjarreve”, deklaroi për MIA-n, ministri i mbrojtjes, Misajllovski.

The post Misajllovski: Grupe të punës punuan në Ligjin e ri për zjarrfikësit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy