Miratohet ribalanci i Buxhetit të Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me 56 vota “pro” dhe 37 “kundër”, Kuvendi i RMV-së këtë pasdite miratoi ribalancin e Buxhetit për vitin 2021.

Për ribalancin e Buxhetit u votua në ditën e pestë të debatit në legjislaturë.

Me ribalancin e buxhetit, të ardhurat totale janë planifikuar në nivelin 222.6 miliardë denarë dhe janë rreth 10 miliardë denarë ose 4.7 përqind më të larta në krahasim me parashikimet fillestare.

Të hyrat tatimore janë planifikuar në nivelin 123.9 miliardë denarë, pra rreth 6 miliardë më shumë se buxheti fillestar.

Advertisement

Të ardhurat shoqërore janë në vlerë prej 69 miliardë denarë dhe janë rreth një miliard denarë më të larta se plani për 2021. Të hyrat tjera (donacione jo-tatimore, kapitale dhe të huaja) janë planifikuar në nivelin prej 29.5 miliardë denarë.

Shpenzimet e përgjithshme janë planifikuar në nivelin 268.8 miliardë denarë ose më të larta për rreth 21 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet kapitale në nivelin 30.5 miliardë denarë ose 6.5 miliardë denarë më të larta se plani për vitin 2021.

Nga ana e shpenzimeve të Buxhetit, shpenzimet jo thelbësore të përdoruesve të buxhetit janë të kufizuara dhe minimizohen pa prishur rregullimin e rregullt të detyrimeve.

Deficiti parashikohet në 46.2 miliardë denarë, ose 6.5 përqind e BPV-së./Telegrafi/

Advertisement

The post Miratohet ribalanci i Buxhetit të Maqedonisë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy