Miratohet protokolli shëndetësor për zbatimin e regjistrimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me propozim të Komisionit për Sëmundjet Infektive, Qeveria miratoi sot Protokollin për masat parandaluese në kryerjen e regjistrimit të popullsisë, familjeve dhe banesave 2021.

Ai parashikon masa në të tre fazat e regjistrimit, gjegjësisht në fazën e testimit, fazën e trajnimit dhe në fazën e kryerjes së regjistrimit në terren me një protokoll të veçantë për numërimin e personave që janë pozitivë me COVID-19 gjatë regjistrimit.

Faza e parë e regjistrimit tashmë ka filluar, domethënë diaspora dhe deputetët janë të parët që numërohen. Regjistrimi i popullsisë në territorin e Republikës së Maqedonisë fillon më 1 prill dhe do të zgjasë deri më 21 prill./Telegrafi/

The post Miratohet protokolli shëndetësor për zbatimin e regjistrimit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy