Deputetët e Maqedonisë së Veriut sot miratuan Ligjin për lojërat e fatit, i cili parasheh largimin e kazinove e bastoreve 500 metra larg shkollave dhe objekteve fetare. 55 deputetë votuan për, ndërsa 1 ishte i përmbajtur.
Ndërkohë asociacioni i organizatorëve të Lojërave të fatit dhe ai i bastoreve të Maqedonisë doli sërish kundër ligjit për lojërat e fatit. Ata thanë se qëllimi i këtij ligji nuk është mbrojtja e adoleshentëve, por mbyllja e kompanive legale vendore, që siç thonë ata, individë të caktuar të munden përmes faqeve të reja të internetit me kompani të huaja ta marrin këtë biznes.
Përfaqësuesit e këtyre dy asociacioneve thonë se mbyllja e lojërave legale të fatit, hap rrugën që të zhvillohet ekonomia gri, dhe lojërat të zhvillohen ilegalisht. Ata thanë se me mbylljen e këtyre kompanive, 10 mijë persona do të mbeten pa punë, ndërsa në mënyrë indirekte do të preken rreth 50 mijë familje. Kërkojnë nga Presidenti të mos e nënshkruajë dekretin.
“Bëhet fjalë për populizëm të pastër parazgjedhorë që duhet ta kënaq opinionin kritik, përderisa ligji përmban një sërë dispozitash të tjera që kanë për synim të realizojnë apetitet e bizneseve të dikujt. Deputetët që kanë vendosur të votojnë këto ndryshime le ta parashtrojnë pyetjen se çfarë mbrojtje mund të sigurojë distanca, kur shteti tashmë përmes katër shoqërive organizon lojëra të fatit “online”, me të cilat të rinjtë janë të ekspozuar ndaj rrezikut të vazhdueshëm përmes qasjes së internetit gjithkund dhe në secilën kohë”, tha Goran Stojmenov, Asociacioni i Organizatorëve të lojërave të fatit./Telegrafi/=
The post Miratohet Ligji për lojërat e fatit, kazinotë dhe bastoret duhet të jenë 500 metra larg shkollave appeared first on Telegrafi.