Ministrja Janevska: Pagat për mësimdhënësit do të rriten kur të krijohen kushtet buxhetore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Paga më të larta për mësimdhënësit do të ketë kur do të krijohen kushtet buxhetore, ndërsa Ministria e Arsimit dhe Shkencës kërkon nga ata edhe këtë vit shkollor të vazhdojnë të kontribuojnë për njohuritë e nxënësve.

Ministrja Vesna Janevska duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske, tha se si mësimdhënësi saktësisht i njeh problemet dhe sfidat me të cilat përballen mësimdhënësit.

Besoj se mësimdhënësit janë të njoftuar dhe janë thellësisht të bindur se nëse dikush dëshiron që ata të kenë standard më të mirë, jam unë si ministre dhe Qeveria jonë. Gjithashtu unë nuk dua t’u rritet rroga me 3 për qind, dua që paga t’u rritet me 30 për qind që nesër, kur kjo do të jetë e mundur. Ajo që  e trashëguam në Buxhetin e MASH-it është  buxhet i tërë njëvjeçar i shpenzuar në gjysmë viti. Paga të pasiguruara për mësimhënësit, për profesorët, ndihmat e papaguara për nxënësit, bursat e papaguara për studentët, transportin e papaguar për shkollat, ndaj komunave, tekste shkollore të papaguara prej disa vitesh  dhe për më shumë lëndë, detyrime të papaguara për licencat Fullbrajt PISA dhe ndaj partnerëve të tjerë të huaj, për konvikte për student dhe nxënës të shkatrruara, ” theksoi Janevska.

Ministrja ju kërkojë mësimdhënësve të veprojnë me atë pasion ashtu si në kohën kur u regjistruan në fakultet, dhe kur e donin atë profesion, pra në të njejtën mënyrë me vullnetin dhe dëshirën e tyre ta realizojnë këtë vit shkollor, që të kontribuojnë në njohuritë e nxënësve dhe progresin e vendit.

Advertisement

“Atë që i takon mësimdhënësve, do ta marrin në atë moment kur vendi do të mund ta bëjë atë. Unë si ministre do të luftoj në mënyrë konvulsive në Qeveri, që kjo të realizohet sa më mirë “, tha Janevska.

Ministra tha se MASH-i është gjithmonë e hapur për bisedime me sindikatat, mirëpo në kohën kur vendi ishte në rënie të lirë për të cilën qeveria e re po përpiqet ta ndalojë, mësimdhënësit duhet të kenë besim tek Qeveria dhe te ministrja e Arsimit dhe të jenë të sigurt se nuk do të jenë të harruar. 

The post Ministrja Janevska: Pagat për mësimdhënësit do të rriten kur të krijohen kushtet buxhetore appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy