Ministria e Shëndetësisë: Përmirësohen kushtet në Klinikën e nefrologjisë, renovimet janë në fazën përfundimtare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga Klinika Universitare për Nefrologjisë njoftojnë se po përfundon renovimi i reparteve dhe ndërrohet inventari mjekësor dhe inventaret tjera në këtë spital.

“Bëhet fjalë për renovim të plotë të katit të parë të klinikës, kur janë repartet për kujdes intensiv, repart të transplantimit, si dhe repartit për dializë kronike dhe akute si dhe salla kirurgjike për qasje vaskulare për hemodializë”, shprehen nga Ministria e Shëndetësisë, njofton Telegrafi maqedoni.

Ata shtojnë se me rikonstruktimin është paraparë ndryshimi i pamjes që përfshin infrastrukturën, banjo të reja dhe ndryshim të plotë të invetarëve.

Poashtu nga MSH shtojnë se janë siguruar shtretër të ri dhe është bërë ndërrimi i invetorit të hapësirave të personelit mjekësor./Telegrafi/

Advertisement

The post Ministria e Shëndetësisë: Përmirësohen kushtet në Klinikën e nefrologjisë, renovimet janë në fazën përfundimtare appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy