Gjatë 24 orëve të fundit në qendrat covid në spitalet e vendit është raportuar se trajtohen 830 pacientë pozitiv dhe të
dyshuar me koronavirus, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 79 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për Kovid-19. Në spitalin e Shtipit janë hospitalizuar 56 pacientë.

Në repartin infektiv në Tetovë ka 45 pacientë, në Veles trajtohen 56 të sëmurë, ndërsa Kumanovë 114 pacientë pozitiv dhe të dyshuar në Kovid-19. Në qendrat kovid në Ohër ka 100 pacientë të hospitalizuar, në Prilep 106 në qendrën kovid në Gostivar 64, ndërsa në Strugë 33 të sëmurë. Në spitalin e Strumicës janë hospitalizuar 72 pacientë, në Koçan 18, në Kërçovë 10, Kavadar 59, në Gjevgjeli 11 persona, ndërsa në Dibër 10pozitiv dhe të dyshuar në koronavirus.

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitiv dhe të dyshuar në koronavirus që trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe  spitalet e vendit është 1.340 dhe ka rreth 150 shtretër të lirë spitali në qendrat kovid.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë ditës, bëhen çregjistrime të pacientëve të shëruar, të cilat do të lirojnë shtretër shtesë. Përndryshe, të gjitha
repartet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen. Ministria e Shëndetësisë është në kontakt të
vazhdueshëm me të gjitha spitalet dhe nëse është e nevojshme, kapacitetet e reparteve kovid do të zgjerohen më tej, thuhet  në kumtesë./Telegrafi/

The post Ministria e Shëndetësisë: Në repartet infektive në Maqedoni mjekohen 830 pacientë, ka shtretër të lirë appeared first on Telegrafi.