Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka dalë me kumtesë në lidhje me pacientin që dyshohet se është infektuar me “Linë e majmunit”.
Nga ministria thonë se nuk ka pacientë të hospitalizuar që dyshohet për këtë sëmundje.
“Sa i përket pacientit të përmendur në media, sipas informacioneve nga spitali i Kërçovës, bëhet fjalë për një pacient të dyshuar i cili është në gjendje të mirë shëndetësore dhe me rezultate të duhura laboratorike, i cili është rekomanduar për testim”.
“Aktualisht është duke u organizuar një ekip epidemiologjik për të kryer një anketë epidemiologjike. Deri më tani, në Institutin e Shëndetit Publik nuk është dorëzuar asnjë material testues dhe nuk ka asnjë rast të konfirmuar me linë e majmunëve në vend”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë./Telegrafi/
The post Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni: Nuk ka asnjë rast të konfirmuar me “linë e majmunëve” appeared first on Telegrafi.