Ministria e Shëndetësisë e ka përshëndetur procedurën e Prokurorisë Themelore Publike, e cila ka nisur hetime për shpërthimin e zjarrit në spitalin mobil në Tetovë.

Nga MSH thonë se janë në dispozicion të të gjitha institucioneve, duke ofruar bashkëpunim në lidhje me dokumentet që ata i posedojnë, për ndërtimin e të gjitha spitaleve modulare në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Raportet teknike të ekspertëve nga testet e kryera të rezistencave mbrojtëse të tokëzimit, ekzaminimi i vazhdimësisë së përcjellësit mbrojtës dhe rezistenca e përhapjes së instalimit për mbrojtje nga shkarkimet atmosferike, certifikatat e provës dhe cilësia e materialeve , për dyshemetë, njoftimet për hidro-testimin dhe testimin e rrjetit të instaluar të furnizimit me ujë, njoftimet për përmbushjen e kërkesave minimale teknike në drejtim të ndërtimit, tavaneve, zdrukthtarisë, ngrohjes dhe ftohjes, instalimeve dhe dyshemeve, deklarata e konformitetit, protokolleve të pranim-dorëzimit të spitaleve modulare, zgjidhjet për transferimin e vlerës në kontejnerët modularë, si dhe vendimet për transferimin e vlerës së pajisjeve të inventarit dhe jo-mjekësore në spitale, të gjitha janë në dispozicion për inspektim”.


Prokuroria jep detaje për zjarrin tragjik në Tetovë: Identifikohen viktimat
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ministria e Shëndetësisë informon se pasi kontraktori vendosur spitalet modulare, u bë edhe pranim-dorëzimi i të njëtëve. Dorëzimi u bë nga inxhinierë nga Ministria e Shëndetësisë, MPPS, si dhe përfaqësues të kontraktorit dhe spitaleve, në mënyrë që kontejnerët modularë të dërgoheshin në spitale në përputhje të plotë me specifikimet teknike të kontratës”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në fund shtojnë se pa dashur të ndërhyjnë në hetimet e organeve kompetente, ata janë të gatshëm që t’i dorëzojnë të gjitha dokumentacionet që i posedojnë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ministria e Shëndetësisë: Jemi të gatshëm t’i dorëzojmë të gjitha dokumentacionet për spitalin modular në Tetovë appeared first on Telegrafi.