Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se pas vdekjes së Amdi Bajram, është vërtetuar se ai ka qenë i infektuar me COVID-19.

“Instituti për Shëndet Publik – Shkup i ndërmerr të gjitha masat për mbrojtje dhe parandalim të mëtejshëm të infektimit te familja e tij dhe jashtë saj me të gjithë ata që kanë pasur kontakte intensive dhe të afërta me të ndjerin”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se sipas procedurës së rregullt në këso raste, menjëherë do të zbatohet anketë epidemiologjike me familjen e tij më të afërt në mënyrë që të merren kontaktet gjatë këtyre ditëve.

“Me anketën do të bëhet edhe vlerësimi i nivelit të rrezikut dhe do të jepet rekomandim për testime, përkatësisht vetizolim me kontaktet e tij. Sipas anketës, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor menjëherë do të sjell vendime për izolime për personat që do të përmenden në anketë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministria e Shëndetësisë shprehu ngushëllime për familjen duke ju bërë thirrje për bashkëpunim me autoritetet kompetente.

Ndërron jetë ish-deputeti i Maqedonisë, Amdi Bajram

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Amdi Bajram është dërguar në spital privat në gjendje të rëndë shëndetësore. Të ndjerit i është marrë strisho, ndërsa rezultati ka vërtetuar praninë e virusit COVID-19”, shprehen nga Ministria e Shëndetësisë./Telegrafi/

The post Ministria e Shëndetësisë: Amdi Bajram ka qenë i infektuar me COVID-19 appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";