Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se këtë vit ka një buxhet më të lartë se në vitet e kaluara për investim në Klinika Universitare, Spitale, Qendra të Shëndetit Publik dhe Shtëpi të Shëndetit Publik.

Buxheti i sivjetëm është mbi 10.3 miliardë denarë më i lartë se sa buxheti për dedikime të njejta në vitin 2023.

“Për herë të parë në historinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, buxheti që investohet për institucionet shëndetësore është 33.872.682.000 denarë. Sa për ilustrim, buxheti primar i vitit 2023 për institucionet shëndetësore ishte 22.991.425.000 denarë. Jemi të përkushtuar dhe të vetëdijshëm se institucionet shëndetësore kanë nevojë për përkrahjen tonë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga Ministria theksojnë se ky është një sukses i radhës pas rritjet së pagave dhe punësimit të stafit profesional mjekësor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ministria e Shëndetësisë: 10.3 miliardë denarë rritje të buxhetit për institucionet shëndetësore appeared first on Telegrafi.