Ministria e Mbrojtjes, Xhaferit: Parimi i përfaqësimit të drejtë të të gjitha komuniteteve respektohet në mënyrën më të përgjegjshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria

Ministria e Mbrojtjes i ka reaguar ish-ministrit të Mbrojtjes Talat Xhaferi, i cili sot tha se “shqiptarët janë të përjashtuar nga postet kyçe në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë”.

Në reagim thuhet se Ministria zbaton parimin e përfaqësimit adekuat dhe të drejtë të të gjitha komuniteteve.

Lexo po ashtu
Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria

Advertisement

“Ministria e Mbrojtjes hedh poshtë kategorikisht të gjitha pretendimet e deputetit Talat Xhaferi, i cili si ish-ministër i Mbrojtjes dhe deri para vetëm 7 muajsh pjesë e qeverisë së koalicionit duhet të dijë se si funksionon sistemi i mbrojtjes.

Përkatësisht, Ministria e Mbrojtjes, në krye me ministrin Vlado Misajlovski, në mënyrë më profesionale dhe të përgjegjshme e respekton parimin e përfaqësimit adekuat dhe të drejtë të të gjitha komuniteteve, i cili bazohet në kriteret e ekspertizës dhe kompetencës dhe zbatohet në punësimin, procesin e orientimit në karrierë, aftësimin profesional, aftësimin e avancuar dhe arsimimin e të gjithë punëtorëve në Ministri.

Advertisement

Siç e di opinioni, Ministria e Mbrojtjes është aktualisht në proces riorganizimi të brendshëm strukturor, ndaj dhe gjetjet janë interpretuar në mënyrë arbitrare dhe dhënë në mënyrë të përgjithshme. Deputeti Xhaferi me vetëdije po shpërndan dezinformata edhe pse e di shumë mirë se që nga ndryshimi i pushtetit në vend në fund të qershorit 2024, asnjë pjesëtar i komunitetit etnik shqiptar nuk është ndryshuar, degraduar apo diskriminuar në përputhje me sistematizimin e ri në Ministri.

Për të ilustruar situatën aktuale, theksojmë se aktualisht, postin e zëvendësministrit në Ministrinë e Mbrojtjes e mban një pjesëtar i komunitetit etnik shqiptar”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Nga atje shtojnë se Ushtria dhe Mbrojtja janë një strukturë profesionale që asnjëherë nuk ka marrë parasysh përkatësinë etnike të askujt. Kështu do të mbetet pavarësisht tentativave të partive politike për të denigruar mbrojtjen dhe ushtrinë, të cilat kanë reputacionin më të lartë tek qytetarët./Telegrafi/

The post Ministria e Mbrojtjes, Xhaferit: Parimi i përfaqësimit të drejtë të të gjitha komuniteteve respektohet në mënyrën më të përgjegjshme appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy