Ministria e Mbrojtjes në Maqedoninë e veriut shpreh ngushëllime për viktimat nga shpërthimi në Bejrut dhe potencon se ushtarët e saj në Liban janë të sigurt.
“Ministria e Mbrojtjes shpreh ngushëllime të thella për viktimat nga shpërthimi në Bejrut, Liban. Ju informojmë se pjesëtarët e Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut në misionin e Kombeve të Bashkuara në Liban, UNICIFL, janë të sigurt”, thonë nga ministria, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në misionin në Liban për momentin janë të angazhuar tre ushtarë të Maqedonisë së Veriut, të cilat janë të shpërndarë dhe i kryejnë detyrat e tyre në lokacione të sigurta jashtë Bejrutit.
Ndryshe, nga shpërthimi i djeshëm në Bejrut sipas informacioneve të fundit, mbi 70 persona e kanë humbur jetën, ndërsa mijëra të tjerë janë lënduar./Telegrafi/
Mbi 2.700 tonelata materie kimike “rrafshuan” Bejrutin, humbën jetën mbi 70 persona dhe mijëra tjerë u lënduan – shpërthimi u dëgjua edhe në Greqi
The post Ministria e Mbrojtjes: Ushtarët e Maqedonisë së Veriut në Liban janë të sigurt appeared first on Telegrafi.