Pas sulmit të ushtrisë izraelite në pozicionet e përdorura nga paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara në Liban, paqeruajtësit maqedonas janë të padëmtuar dhe të sigurt.

Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar për “SAKAMDAKAZAM.MK” se tre paqeruajtësit nga Maqedonia e Veriut në Liban janë mirë.

“Jemi në kontakt me paqeruajtësit tanë, të cilët janë të stacionuar në baza të ndryshme”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes së RMV-së.

Misioni UNIFIL raportoi se dy prej paqeruajtësve të tij indonezianë u plagosën kur një tank izraelit qëlloi në një kullë vrojtimi në selinë kryesore të forcës në Ras al-Nakura. Kulla u godit dhe paqeruajtësit ranë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një burim nga Kombet e Bashkuara i tha “Reuters” se në 24 orët e fundit ka pasur edhe dy sulme të tjera, në të cilat nuk ka pasur viktima./Telegrafi/

The post Ministria e Mbrojtjes së RMV-së: Paqeruajtësit tanë në Liban janë të padëmtuar dhe të sigurt appeared first on Telegrafi.