Ministria e Kulturës në RMV njofton se për shkak të problemeve teknike të ndodhura për shkak të mbingarkesës së sistemit, afati për aplikim në Konkurset Vjetore për financimin e projekteve me interes kombëtar në fusha individuale dhe aktivitete në kulturë për vitin 2024 do të zgjatet deri më 8 nëntor (e mërkurë), deri në orën 23:59.
Ajo thotë se në 24 orët e fundit kanë arritur 800 paraqitje dhe u bëjë thirrje që të mos pritet momenti i fundit që të mos kemi problem me aplikimin në aspektin teknik.
Paraqitja për konkursin vjetor bëhet nëpërmes sistemit elektronik në portalin kombëtar e-shërbime: https://uslugi.gov.mk./Telegrafi/
The post Ministria e Kulturës në RMV: Vazhdohet afati për aplikim për financimin e projekteve në interes kombëtar appeared first on Telegrafi.