Ministria e Kulturës: Është shpallur Konkursi për pjesëmarrje në financimin e aktiviteteve të projekteve nga nënprogrami Kultura e Evropës Kreative 2021-2027 të BE-së për vitin 2025

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Ministria e Kulturës dhe Turizmit sot pasdite njoftoi se është shpallur konkursi për pjesëmarrje në financimin e projekteve të subjekteve juridike nga Republika e Maqedonisë së Veriut në projekte evropiane të mbështetura nga nënprogrami Kulturë i Evropës Kreative 2021 – 2027 i Bashkimit Evropian për vitin 2025.

“Qëllimi i Konkursit për pjesëmarrje në financimin e projekteve të personave juridikë nga Republika e Maqedonisë së Veriut në projekte evropiane të mbështetura nga nënprogrami Kultura e Evropës kreative 2021-2027 i Bashkimit Evropian për vitin 2025 (në tekstin e mëtejmë: Konkursi) është sigurimi i zhvillimit të sektorit kulturor dhe kreativ në Republikën e Maqedonisë së Veriut, promovimi i shumëllojshmërisë së shprehjeve kulturore dhe afirmimi i kulturës maqedonase përtej kufijve të vendit tonë përmes forcimit të bashkëpunimit kulturor evropian dhe realizimit të aktiviteteve kulturore në vend dhe përtej kufijve të saj”, sqarohet në kumtesë.

Të drejtë për pjesëmarrje në konkurs kanë këto persona juridikë: institucionet kulturore (kombëtare, lokale ose private), shoqatat, sindikatat, shoqëritë tregtare, ndërmarrjet individuale dhe personat e tjerë juridikë të regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut për kryerjen e veprimtarisë së fushën e kulturës në pajtim me ligjin.

Advertisement

“Kriteret dhe matësit për vlerësimin e aktiviteteve të projekteve në projektet evropiane gjenden në fletëparaqitje, që është pjesë përbërëse e Konkursit dhe është publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit – www.kultura.gov.mk, ndërsa personat juridikë që janë anëtarë të rrjeteve evropiane të mbështetura nga nënprogrami “Kultura 2021 – 2027″ plotësojnë një aplikim të veçantë, i cili është gjithashtu pjesë përbërëse e konkursit”, thuhet në kumtesë.

Fletëparaqitjes dorëzohen në Ministri me postë (rruga “Gjuro Gjakoviq” 61, 1000 Shkup) me datën e vulës postare ose personalisht në zyrën e Ministrisë gjatë periudhës së Konkursit.

Konkursi do të zgjasë deri më 21.2.2025 ora 12:00.

“Nuk do të merren parasysh fletëparaqitjet që nuk janë në kohë gjegjësisht të dorëzuara pas afatit të caktuar në Konkurs, që nuk plotësojnë kërkesat e përcaktuara në Konkurs dhe që nuk janë plotësuar plotësisht dhe në mënyrë të duhur. Dokumentet dhe materialet e dorëzuara me fletëparaqitjet në Konkurs nuk do të kthehen”, theksohet në kumtesë.

Advertisement

Aplikantët do të njoftohen për rezultatet e Konkursit në pajtim me Ligjin e Kulturës. Rezultatet e Konkursit do të publikohen në faqen e internetit të Ministrisë.

Për realizimin e projektit të pranuar, Ministria do të lidhë marrëveshje me pjesëmarrësin që ka marrë mbështetje në Konkurs, që do të përcaktojë kushtet dhe obligimet për shfrytëzimin e mjeteve.

The post Ministria e Kulturës: Është shpallur Konkursi për pjesëmarrje në financimin e aktiviteteve të projekteve nga nënprogrami Kultura e Evropës Kreative 2021-2027 të BE-së për vitin 2025 appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy