Ministria e Financave ka reaguar në lidhje me paralajmërimet për protesta para Qeverisë dhe Kuvendit, për shkak të mos miratimit të Ligjit për lojërat e fatit.

Nga ministria thonë se nuk bëhet fjalë për ndonjë prolongim të procedurës për miratimin e zgjidhjes së propozuar ligjore nga ky institucion, i cili është propozues i ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese.

“Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese në lexim të parë i hartuar nga Ministria e Financave nga muaji qershor i vitit 2021 është në procedurë parlamentare, përkatësisht është në pritje për tu shqyrtuar në Komisionin amë për financim dhe buxhet. Propozimi është vënë në shqyrtim ne seancën e 34-te te Komisionit për financim dhe buxhet, e cila ishte caktuar për në date 9 shkurt te vitit 2022, me ç’rast prej atëherë nuk është caktuar vazhdimi i kësaj seance, në të cilën nuk është votuar rendi i ditës. Propozim ligji nuk është kthyer në Qeveri dhe as në Ministrinë e Financave, por është në procedurë parlamentare”.


Lëvizja Anti-bixhoz paralajmëron protesta para Qeverisë dhe Kuvendit të RMV-së
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Krahas ndryshimeve të propozuara me Propozim ligjin është edhe distanca e objekteve ku lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese janë rregulluar të jenë së paku 500 metra larg institucioneve të arsimit. Qëllimi është mbrojtja e popullatës së re nga pasojat e dëmshme që mund të lindin nga lojërat e fatit. Kjo nevojë paraqitet nga fakti se kjo çështje nuk është e rregulluar me ligjin ekzistues dhe me qëllim gë te sigurohet orientimi i duhur i zhvillimit të popullsisë së mitur”, thonë nga Ministria e Financave.

Më tej shtojnë se që të pengohet qasja e lehtë e të miturve, ligji propozon edhe vendosjen e kufizimit të numrit të vend pagesave në bastore, si dhe kufizimin e numrit të objekteve afariste të klubeve me automate të cilat hapen me një licencë të lëshuar, si dhe vendosjen e kompensimit për çdo vend pagesë të re, respektivisht objekt afarist për klubet me automate.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ministria e Financave në Maqedoni: Ligjit për lojërat e fatit është në procedurë parlamentare appeared first on Telegrafi.