Ministria e Financave: Investimet e huaja direkte në vitin 2024 arrijnë 1,255 miliard euro, janë dyfishuar në krahasim me vitin paraprak

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në vitin 2024, investimet e huaja direkte janë 1.255 miliardë euro dhe nëse ato i krahasojmë me vitin e kaluar, janë dyfishuar, ka thënë ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska- Koçovska në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri duke u thirrur në të dhënat e Bankës Popullore.

“Madje edhe duke i krahasuar me nivelin rekord të deritanishëm të IHD-ve në vitin 2022, ato janë 70% më të larta në vitin 2024. Para së gjithash, është e rëndësishme të theksohet se rritja e IHD-ve është shprehur jo vetëm në vlerat absolute, por edhe si pjesëmarrëse në PBB. Prandaj, krahasuar me PBB-në e parashikuar për vitin 2024, IHD-të e realizuara janë 8.1%, që është vlera më e lartë prej vitit 2007. Më konkretisht, krahasuar me të gjithë periudhën 15-vjeçare, 2008-2023, IHD-të asnjëherë nuk e kanë tejkaluar 6% e PBB-së. Në këtë mënyrë konfirmojmë se po ndryshojmë tablonë ekonomike të shtetit, e cila me vite ishte shkatërruar dhe po tregojmë se sistemi po ndryshon dhe ka ndryshime, ndërsa po punojmë në rikthimin e besimit në sistem”, ka thënë ajo.

Vlera më e lartë e IHD-ve në vitin 2024 u shënua në tremujorin e katërt ku shënoi vlerë prej rreth 400 milionë euro, përkatësisht 73.3% krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar.

Sa i përket llojit të investimeve, IHD-të shënojnë vlera të larta rekorde te të dyja llojet: kapitali pronësor dhe riinvestimi i fitimit, dhe instrumentet e borxhit. Kapitali pronësor dhe riinvestimi i fitimit në vitin 2024 është në vlerë prej 569 milionë eurove, që paraqet rritje prej 38.4%, krahasuar me vitin paraprak. Rritje të lartë shënojnë edhe instrumentet e borxhit, të cilat përfshijnë mjetet dhe detyrimet nga dhe ndaj ndërmarrjeve të lidhura jashtë vendit dhe huat e subjekteve të ndërlidhura, si dhe huat tregtare dhe avancat e subjekteve të ndërlidhura, po ashtu edhe mjetet dhe detyrimet në bazë të instrumenteve të tjera të borxhit të subjekteve të ndërlidhura. Në fakt, kjo kategori është zhvilluesi kryesor i rritjes së lartë të IHD-ve, ku janë realizuar 686 milionë euro, vlerë që është katër herë më e lartë në krahasim me vitin paraprak. Në masë të madhe, rritja e instrumenteve të borxhit është rezultat i instrumenteve të borxhit të investuara nga investitorët e huaj direkt në ndërmarrjet vendore në të cilat kanë investuar.

Advertisement

“Nëse analizohet sipas vendeve, shënohet se burimi i investimeve të huaja direkte në vitin 2024 është shumë i diversifikuar. Vlera më e madhe e IHD-ve prej 256 milionë eurove është realizuar nga Mbretëria e Bashkuar, ku pothuajse të gjitha janë në formë të instrumenteve të borxhit të dhënë nga investitorët britanikë direkt në ndërmarrjet vendore ku kanë investuar. Vendi tjetër me pjesëmarrje të konsiderueshme është Gjermania, e cila edhe përkundër gjendjes së ekonomisë së saj edhe më tej ka interes për investime në Maqedoni, ku vazhdon të jetë e lartë dhe është në vlerë prej 202 milionë eurove. Vendet e tjera me pjesëmarrje më të madhe të IHD-ve në vitin 2024 janë Turqia (137 milionë ero), Holanda (67 milionë euro), Austria (64 milionë euro), Greqia (57 milionë euro)”, ka thënë Dimitrievska- Koçovska.

Sa i përket aktiviteteve, pjesa më e madhe e investimeve të huaja është në prodhimtari (408 milionë euro). Nivel i konsiderueshëm i investimeve është realizuar edhe në ndërtimtari (211 milionë euro), shërbime (198 milionë euro), dhe energji elektrike (142 milionë euro)

“Presim që ky trend të vazhdojë edhe në vitin 2025. Investimet janë baza jonë mbi të cilën ne krijojmë politika për rritjen ekonomike, e cila është bazë për përmirësimin e situatës në vend, duke përfshirë edhe standardin e jetesës së qytetarëve. Kemi shumë punë përpara, sepse ajo që kemi trashëguar kërkon shumë përpjekje dhe kohë për të stabilizuar situatën. Këto janë faktet që flasin dhe tregojnë se si ne punojmë dhe qëndrojmë fuqishëm në zbatimin e politikave që kemi premtuar dhe me të cilat duam të sigurojmë  të ardhme më të mirë për të gjithë”, ka thënë ministrja e Financave, Dimitrieska Koçoska.

The post Ministria e Financave: Investimet e huaja direkte në vitin 2024 arrijnë 1,255 miliard euro, janë dyfishuar në krahasim me vitin paraprak appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy