Ministria e Financave: Borxhi publik në tremujorin e dytë 59.5 përqind

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Financave në Maqedoni informon se në përfundim me tremujorin e dytë të vitit 2020 borxhi publik arrin 59,5 përqind, ndërsa borxhi shtetëror 50,7 për qind.

Rritja e borxhit publik dhe shtetëror në tremujorin e dytë, siç theksojnë prej atje, ka të bëjë para së gjithash me tërheqjen e mjeteve përmes eurobondit dhe huas nga Fondi monetar ndërkombëtare me qëllim të sigurimit të likuiditetit gjatë krizës me KOVID-19, sigurim të mjeteve për realizimin e masave antikrizë dhe kryerjes pa pengesa të buxhetit edhe krahas krizës, gjegjësisht mbulimit të deficitit të rritur për shkak të uljes së të ardhurave si rezultat i krizës me KOVID-19.

“Borxhi publik, i cili i përfshin borxhin shtetëror, të garantuar dhe atë jo të garantuar në konkludim me tremujorin e dytë të vitit 2020 arrin 59,5 për qind nga BPV-ja, që në krahasim me tremujorin paraprak paraqet rritje për 8,8 pikëpërqindje. Borxhi publik në konkludim me tremujorin e dytë është 50,7 për qind nga BPV-ja që në krahasim me tremujorin paraprak më shumë se 8,9 pikëpërqindje”, informojnë nga ministria.

Prej atje shtojnë se në ndryshimet e borxhit publik dhe shtetëror, ndikon tërheqja e mjeteve nga arritja e aranzhmaneve kreditore me kreditorë të huaj për tremujorin e dytë të vitit 2020 në vlerë prej 928,7 milionë euro, nga të cilët 909,4 milionë euro për kredi të qeverisë së përgjithshme – 700 milionë euro për Eurobondin e dhënë dhe 176.5 milionë euro nga kredi nga FMN-ja për Projekt për mbështetje të financuar nga instrumenti për financim të shpejtë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, si dhe 19,3 milionë euro për hua të ndërmarrjeve publike.

Advertisement

The post Ministria e Financave: Borxhi publik në tremujorin e dytë 59.5 përqind appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy