Ministria e Energjetikës: 1000 denarë në muaj subvencion për faturën e rrymës elektrike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale ka publikuar shpallje publike për mbështetje financiare për energjinë e konsumuar për vitin 2025, e dedikuar për personat të cilët hyjnë në kategorinë e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë me qëllim të ofrimit të mbështetjes së drejtpërdrejtë për qytetarët që kanë më së shumti nevojë.

Me shpalljen parashihet se Ministria t’u japë mbështetje financiare duke u ulur faturën mujore të energjisë elektrike në shumë prej 1000 denarë në muaj, duke llogaritur nga dita e paraqitjes së kërkesës. Mbështetja do të jepet për 12 muaj ose deri në shterimin e mjeteve të parashikaura në kuadër të programit.

Afati për dorëzimin e kërkesave është 30 ditë nga data e publikimit të shpalljes publike. Të interesuarit duhet të dorëzojnë formularin e plotësuar për kërkesë (Formulari 1 ose Formulari 2, varësisht nga kategoria) i disponueshëm në arkivin e Ministrisë ose në faqen zyrtare: https://www.ea.gov.mk/

Me kërkesën është e nevojshme të dorëzohet edhe një deklaratë noteriale që konfirmon saktësinë e dokumentacionit të dorëzuar; fotokopje e Vendimit për të drejtën e fituar të shtesës së veçantë ose kompensim për përkujdesje; fotokopje e faturës së fundit të energjisë elektrike; fotokopje e kartës së identitetit të aplikantit; dhe dëshmi të anëtarëve të amvisërisë.

Advertisement

Personat të cilët tashmë përdorin asistencë minimale të garantuar dhe marrin kompensim në të holla për energji në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen Sociale, si dhe personat e moshuar që përdorin mbështetje financiare në përputhje me Ligjin për siguri sociale për të moshuarit, nuk përfshihen me këtë masë.

Të interesuarit mund të gjejnë më shumë informacion në ueb faqen www.ea.gov.mk ose në [email protected].

Advertisement

The post Ministria e Energjetikës: 1000 denarë në muaj subvencion për faturën e rrymës elektrike appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy