Ministria e Drejtësisë kërkon që partitë politike të sqarohen në lidhje me propozim ligjin për amnisti.

“Ministria e Drejtësisë disa herë u ka dërguar shkresa koordinatorëve të partive politike në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që të prononcohen për propozim Ligjin e ri për amnisti. Kërkesat janë dërguar përmes shkresave dhe përmes postës elektronike më datë 18.07.2023, 20.07.2023, 24.08.2023, 11.09.2023 dhe 13.09.2023. Me propozim ligjin përmes shkresës zyrtare është njoftuar edhe kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

Nga ata u kërkua që në afat sa më të shkurtë të mundur ta shqyrtojnë dhe të prononcohen për zgjidhjen ligjore, duke dhënë vërejtet dhe sugjerimet e tyre.

Theksojmë se situata në burgje është alarmante, për të cilën tregojnë edhe raportet e shumta ndërkombëtare që trajtojnë këtë çështje, si dhe nga Komiteti kundër torturës në kuadër të Këshillit të Evropës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me amnistinë pritet të përfshihen persona që janë të dënuar me dënim me burg deri në 6 muaj, si dhe personat e dënuar të cilëve u është shqiptuar dënimi me burg mbi 6 muaj, të lirohen nga vuajtja e dënimi të përgjithshëm për 30%, të shqiptuar me aktgjykim të plotfuqishëm”, thuhet në njoftimin e Minsitrisë së Drejtësisë.

Nga atje kërkojnë që të gjitha partitë politike ta mbështesin këtë akt human, i cili është në interes të qytetarëve dhe ta votojnë këtë zgjidhje ligjore./Telegrafi/

The post Ministria e Drejtësisë në RMV: Partitë politike të sqarohen për propozim ligjin për amnisti appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";