Ministria e Drejtësisë gjatë ditëve të ardhshme do të përfundojnë dokumentacionin e nevojshëm për të kërkuar ekstradimin e Igor Spasov, i cili është i dënuar për vrasjen e Martin Neshkovskit.

“Nëse personi është në paraburgim, shteti ka afat prej 40 ditëve për të parashtruar kërkesë për ekstradim, por besojmë se gjatë ditëve të ardhshme do t’i mbledhim dokumentet e nevojshme dhe te autoritetet bullgare do të kërkojmë ekstradimin e Igor Spasovit”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Sipas njoftimeve të mediave bullgare, Spasov është arrestuar dje rreth orës 15:00 në Sofje.

Rasti “Neshkoski” ka ndodhur në vitin 2011 në qendër të Shkupit, kur OBRM-PDUKM festonte fitoren në zgjedhjet e parakohshme kuvendare./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ministria e Drejtësisë do të kërkojë ekstradimin e Igor Spasov nga Sofja appeared first on Telegrafi.