“Certifikatat e reja të lindjes me grafën e kombësisë. Udhëzimi nuk është në kundërshtim me ligjet, por është në përputhje me Ligjin për Evidencën Amë”.

Kështu thonë nga Ministria e Drejtësisë në lidhje me certifikatat e reja, për të cilat ka pasur mjaft reagime në opinion.

Nga Ministria e Drejtësisë thonë se kombësia në regjistrin e të lindurve është paraparë në nenin 4, të kurorëzuarve në nenin 11 dhe të vdekurve në nenin 13 të Ligjit për Evidencën Amë.

E fundit e cila kërkoi anulimin e udhëzimit për certifikatat e reja të të lindurve, është ish-ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska. Ajo tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të hapur lëndë për këtë udhëzim është lajm i mirë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për fillimin e procesit është një lajm i mirë dhe ligji është respektuar sepse parashikon kombësinë në librat amë, jo në ekstrakt. Certifikatat e lindjes nuk është patjetër t’i përmbajë të gjitha të dhënat nga libri amë”, thekson ish-ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska.

 

The post Ministria e Drejtësisë: Certifikatat e reja me grafën etnike nuk janë në kundërshtim me Kushtetutën appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";