
Ministria e Arsimit të Maqedonisë së Veriut për “Shenja” ka deklaruar se libri me përmbajtje skandaloze do të tërhiqet dhe premton zgjidhje sistematike për të gjitha lëshimet në tekstet dhe përmbajtjet e librave shkollor.
“Në kuadër të planit për reformim të plotë në sistemin nacional arsimor, si një ndër hapat kyçe është sigurimi cilësor i teksteve shkollore dhe përmbajtjeve arsimore në arsimin fillor dhe të mesëm.
Lëshimet të cilat zvarriten ndër vite në më shumë tekste dhe materiale shkollore, përfshirë edhe librin e Gjeografisë për vitin e dytë në gjimnaz, me reforma do të tërhiqen plotësisht dhe zgjidhen sistematikisht. Në këtë rast bëhet fjalë për libër i miratuar sipas plan-programit që nga viti 2002”, kanë deklaruar nga Ministria e Arsimit.
The post Ministria e Arsimit reagon për librin me përmbajtje skandaloze, do të tërhiqet nga përdorimi appeared first on Telegrafi.