Ministria e Administratës thotë se “BDI shpërndan dezinformata”, në lidhje me kumtesën ku thuhet se i janë marrë kompetencat ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Nga kjo Ministri thonë se pohimet e BDI-së se Inspektorati i Administratës ka gjetur parregullsi në MJPH janë të pavërteta.

“Inspektorati i Administratës Shtetëror nuk ka kompetenca për t’ua marrë kompetencat ministrave, as për udhëheqjen e hetimeve për korrupsion- këto janë në domenin e autoriteteve gjyqësore, të cilat BDI i ka bllokuar me vite për t’u mbrojtur nga përgjegjësia. Ajo që ka ndodhur realisht ka qenë një inspektim i rregullt në Drejtorinë për Mjedis Jetësor, i kryer në përputhje me Planin Vjetor të Punës për vitin 2024. Kjo mbikëqyrje ka të bëjë ekskluzivisht me respektimin e procedurave ligjore dhe nuk ka asnjë lidhje me akuzat e bëra nga BDI”, thonë nga Ministria e Administratës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ministria e Administratës: Në MMJPH është kryer inspektim i rregullt, nuk janë marrë kompetencat siç thonë nga BDI appeared first on Telegrafi.