Ministri Mexhiti në “luftë” me pacientët me fibrozë cistike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti nuk ka pranuar se nuk ka “Trikafta” për të gjithë pacientët me fibrozë cistike. Ai pohoi se vetëm tani është duke u finalizuar protokolli, i cili do të duhet të tregojë se cilët pacientë do të duhet të marrin këtë ilaç që ndalon përparimin e sëmundjes. Ai foli edhe për rastin e pacientit Igor Pehçevski, i cili vazhdimisht kërkon terapi me “trikafta”, ndërsa e ka akuzuar pacientin se po bën show.

“Kur erdha, më besoni, nuk kishte protokoll për ‘trikafta’, nuk kishte komision për ‘trikafta’, nuk kishte qendër për ‘trikafta’. Çfarë bëmë, bëmë një komision, bëmë protokolle, e dërguam në fondin e sigurimeve shëndetësore, morëm një mendim pozitiv prej tyre, dhe nga shoqata e pacientëve dhe familjeve me fibrozë cistike, më kanë caktuar një takim këto ditë, ata do të vijnë dhe të bëjnë një marrëveshje. E dini që dy muaj më parë një pacient po dilte dhe po bënte një emision në televizion”, tha Mexhiti.

Ministri u pyet edhe në lidhje me reagimin se si mund t’i thotë pacientit se po bën show, dhe pyetjes se si do ndihej nëse do të kishin nevojë për një ilaç që nuk gjendet në Maqedoni dhe që kushton shtrenjtë, ai u përgjigj se një pacient nuk mund të vendos nëse ka nevojë për ilaçe apo jo. “Në Maqedoni ka! Unë flas në mënyrë transparente”, tha ministri.

Nga ana tjetër, pas deklaratave të ministrit, pacienti Igor Pehçevski i sëmurë nga fibroza cistike, kërkon që Mexhiti të kërkojë falje për deklaratën se ka bërë show kur ka kërkuar ilaçin “Trikafta”. Pacienti ka kërkuar të sillet menjëherë ilaçi.

Advertisement

“Dëgjoj dhe shoh ministrin e Shëndetësisë. Unë kërkoj një ilaç nga i cili varet jeta ime dhe ai e lejoi veten si mjek dhe ministër i shëndetësisë të thotë për mua se duke kërkuar një ilaç po bëj një emision publik në televizion. Ju kërkoj falje publike. Dhe kryesorja: Sillni ilaçin trikafta tani dhe menjëherë, dhe jo pas disa muajsh siç thoni në deklaratat tuaja”, deklaroi pacienti.

Ministri u pyet sërish se si mund të bënte një deklaratë të tillë për një pacient që ishte shtrirë në një repart për shkak të përkeqësimit të gjendjes, për të cilën ai u përgjigj: “E si mund të bëni foto në repart, është ndalohet të fotografosh në televizion? Pacienti Igor Pehçevski përmes rrjetit social “facebook” i’u drejtua edhe qeverisë dhe kryeministrit Dimitar Kovaçevski.

“Zotërinj, a do të lejonit që të gjitha këto t’u bëhen fëmijëve tuaj, që po na bëni neve? Le të jemi në vendin tuaj dhe t’i mbajmë në pasiguri për vite e muaj. A jeni të vetëdijshëm se sa e trishtë dhe e dhimbshme është të mbash të sëmurë në pasiguri për një ilaç nga i cili varet jeta e tyre?”, shkruan Pehçevski.

Ai i drejtohet me pyetje kryeministrit dhe ministrit të Shëndetësisë. “Sa do të zgjasë kjo burokraci dhe deri kur do të na mbani ne dhe familjet tona në frikë dhe pasiguri? Deri kur do të na krijoni komplikacione dhe probleme shtesë nga ato që kemi me shëndetin. Nuk është e mundshme dhe e palejueshme të na mohohen barnat që na janë garantuar me kushtetutë dhe nga të cilat varet jeta dhe ardhmja jonë”, pyet pacienti që vuan nga fibroza cistike, Igor Pehçevski.

Advertisement

The post Ministri Mexhiti në “luftë” me pacientët me fibrozë cistike appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy