Hysni Ismaili: Projektet kulturore nuk do të shkurtohen – do të ketë riorientim të projekteve

“Projektet kulturore të Ministrisë së Kulturës nuk do të shkurtohen, por në vend të saj do të bëjmë riorientimin e këtyre projekteve kulturore”, ka thënë ministri i Kulturës nga Alternativa, Hysni Ismaili, gjatë deklaratës dhënë për TVM2.

Hysni Ismaili: Ministria e Kulturës vazhdon me dinamikën e aktiviteteve të sa

Tutje Ismaili, në deklaratën e tij dhënë ka folur në lidhje me gjendjen e projekteve kulturore në vend.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Edhe përkundër faktit se në këtë kohë pandemie punojmë me orar të shkurtuar, dua të them se dinamika e punës vazhdon dhe nuk do të ketë ngecje të aktiviteteve kulturore”, tha Hysni Ismaili. Ministri Ismaili ka thënë se në asnjë rast nuk do të ketë kompromis në shkurtimin e fondeve për Programin Vjetor të Kulturës.

Hysni Ismaili: Kultura do të rikthehet si pjesë e përditshmërisë tonë

“Mendoj se çdo gjë do të vijë në vend dhe ne do t’i realizojmë me sukses shfaqjet, projektet, festivalet”, tha Hysni Ismaili. Sipas tij, kultura së shpejti do të rikthehet si pjesë e përditshmërisë sonë”, ka thënë ministri i Kulturës nga Alternativa, Hysni Ismaili, gjatë intervistës dhënë për TVM2.

Kliko më poshtë për të parë intervistën:
http://al.play.mrt.com.mk/play/40073

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";