Ministri i Kulturës Hysni Ismaili mori fjalë në hapjen e konferencës shkencore ndërkombëtare “Historia kulturore e elitës shqiptare në Rumani” që për shkak rrethanave të shkaktuara nga pandemia botërore e virusit korona, u mbajt virtualisht.

Në konferencën, e cila u organizua nga shoqata qytetare “22 Nëntori”, ministri i Kulturës Ismaili theksoi se kjo ngjarje mbahet me një temë shumë të rëndësishme nga më shumë aspekte, veçanërisht nëse merret parasysh fakti që shumë persona të rëndësishëm në fund të shekullit 19 dhe në fillim të shekullit 20 që kanë qenë bartës të rilindjes shqiptare, kanë vepruar në Rumani, e cila ishte qendër e zgjimit nacional.

“Në atë periudhë janë botuar shumë libra të rëndësishme, gazeta dhe botime të tjera që edhe sot e kanë rëndësinë e jashtëzakonshme në letërsinë dhe historinë shqiptare dhe popullin shqiptar. Besoj se konferenca e sotme do të jetë e frytshme dhe kualitative dhe përmes diskutimit të gjithë pjesëmarrësit do të japin kontributin e tyre në detektimin e fakteve të reja historike që do të kontribuojnë për zbardhjen e çështjeve të ndërlidhura me temën e sotme”, theksoi në fjalimin e tij para të pranishmëve ministri Ismaili. Ai i përshëndeti përpjekjet e shoqatës qytetare “22 Nëntori” dhe shprehu dëshirë që edhe në të ardhmen me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, do të realizohen shumë konferenca dhe ngjarje të tjera.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";