
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani, sot, 17 janar 2024, do të qëndrojë në Shkup për vizitën e tij të parë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Nga MPJ e Maqedonisë së Veriut thonë se ministri Hasani do të ketë me ministrin e Punëve të Jashtëm të RMV-së, Bujar Osmani.
“Ministri Hasani do të ketë takime edhe me Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, zv. e parë të Kryeministrit dhe Ministrin e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi dhe zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq”, thuhet në njoftimin e MPJ-së të RMV-së.
Kujtojmë se Ministri i Jashtëm i Shqipërisë dje ishte për vizitë zyrtare në Kosovë./Telegrafi/
The post Ministri i Jashtëm i Shqipërisë sot për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.