Ministrat e BDI-së në seancën qeveritare do t’i dorëzojnë Kovaçevskit dorëheqjet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrat e BDI-së në seancën e qeverisë do t’i dorëzojnë zyrtarisht kryeministrit Dimitar Kovaçevski dorëheqjet e tyre, e cila duhet të hyjë në fuqi kur opozita të mbështesë ndryshimet kushtetuese në Kuvend.

Siç njoftoi dje ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, dorëheqjet do t’i dorëzohen kryeministrit dhe do të nënshkruhen individualisht nga secili prej ministrave dhe do të aktivizohen automatikisht pas votimit të ndryshimeve kushtetuese, pas së cilës do të mbahen zgjedhjet.

BDI thotë se e kanë përmbushur kërkesën e opozitës OBRM-PDUKM, andaj tani ata duhet të mbajnë premtimin për votimin e ndryshimeve kushtetuese./Telegrafi/

The post Ministrat e BDI-së në seancën qeveritare do t’i dorëzojnë Kovaçevskit dorëheqjet appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy