Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev thotë se tema e balancuesit është çështje e mbyllur dhe se do të respektoj ligjin deri në presjen e fundit.

“Nuk ka asgjë që është e qëllimshme ose do të respektohet ligji ose jo. Unë si ministër do të respektoj ligjin dhe do ta bëj deri në presjen e fundit. Në artikullin për llogaritjen në “balancues” thuhet rreptësisht se i referohet ekskluzivisht popullatës rezidente në territorin e Maqedonisë. Kjo do të thotë se të gjithë banorët që jetojnë në territorin e Maqedonisë do të jenë në kalkulim të balancuesit, tha ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, në konferencën e sotme për media në ambientet e ministrisë së tij.

Sipas Minçevit, ajo temë është mbyllur dhe arkivuar dhe është duke u zbatuar.

“As që kam ndërmend të provokoj një nga partnerët tanë të koalicionit. Ky është një nga parimet e koalicionit. Në Ligjin për të punësuarit në sektorin publik, në mënyrë të prerë shkruhet se mjeti “balancues” zbatohet për qytetarët që jetojnë në territorin e Maqedonisë, që është popullata rezidente. Shpresoj se kolegët e VLEN-it do të vijnë në vete dhe do të kushtojnë më shumë vëmendje në leximin e ligjeve ekzistuese dhe nuk do të merren me tema ditore politike”, shtoi Minçev.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministri ka ndryshuar vendimet e paraardhësit të tij Aliti dhe ka korrigjuar përqindjet në “balancues”. Sipas regjistrimit të vitit 2021, maqedonasit nga 54,21% tani janë 58,44%, ndërsa shqiptarët nga 29,52% në 24,30%.

“Ndryshimet janë bërë në përputhje me ligjin”, argumentoi Minçev, dhe theksoi se tash e tutje në llogaritjet e planeve vjetore të punësimit në sektorin publik do të përfshihet vetëm popullata rezidente në vend./Telegrafi/

The post Minçev, VLEN-it: Balancuesit është temë e mbyllur appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";