Minçev: Ligjet për reforma në administratën publike në procedurë kuvendore në fillim të janarit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Reforma në administratën publike, me të gjitha anomalitë që ka, nuk është proces që mund të përfundojë brenda natës. Fillimisht është një proces i miratimit të ligjeve, por ato duhet të jenë thelbësore, cilësore dhe të zbatueshme, në mënyrë që të vijojë faza e dytë, pra zbatimi i këtyre ligjeve”.

Këtë e tha Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, para mbledhjes së Këshillit drejtues të Shkollës rajonale për administratë publike (ReSPA).

“Ai theksoi se për momentin kemi administratë publike shumë të madhe, shumë të ngadaltë.

“Në kuadër të zgjidhjeve të reja ligjore që po punon grupi i punës në Ministrinë e Administratës Publike, do të ofrojmë disa zgjidhje si projekte pilot që do t’i referohen reduktimit të pjesshëm të administratës publike”, tha Minçev.

Advertisement

 

The post Minçev: Ligjet për reforma në administratën publike në procedurë kuvendore në fillim të janarit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy