Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, si person fizik, qytetar, sipas informatës së arritur, ka dorëzuar parashtresë deri te Inspektorati shtetëror i punës, duke kërkuar mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në Ndërmarrjen komunale publike “Pisha” nga fshati Likovë.
Në parashtresën, kumtuan sot nga Ministria e Administratës publike, Minçev bën vërejtje për “parregullsi serioze në shpalljen publike nr. 03-204/3, me të cilën ata kërkojnë punësime të reja në kohë të papërcaktuar”.
Sipas shpalljes, thuhet se “kriteret për punësim përfshijnë përkatësinë etnike, që është në kundërshtim me Ligjin për të punësuarit në sektorin publik, Ligjin për marrëdhënie pune dhe Rregulloren opër elementet e obliguara të shpalljeve publike”.
“Kjo është shkelje e drejtpërdrejtë e parimeve të barazisë dhe mosdiskriminimit. Ligji është i qartë – punësimet në sektorin publik duhet të bazohen në kualifikime, kompetenca dhe transparencë, e jo në bazë etnike ose tjetër diskriminatore”, tha Minçev.
Si ministër, por edhe si qytetar, thuhet në kumtesë, Minçev potencoi se “rastet e tilla e shkelin besimin në institucione dhe dekurajon qytetarët të luftojnë për respektimin e të drejtave të tyre”.
The post Minçev dorëzoi parashtresë deri te Inspektorati shtetëror i punës , kërkon mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në NP “Pisha” appeared first on Telegrafi.