Balancuesi mbetet në fuqi por kjo nuk do të thotë se nuk do të debatohet për shfuqizimin e tij. Këtë në intervistë për REL e tha Goran Minçev, ministër për administratë publike.
Ai theksoi se jemi dëshmitarë të keqpërdorimit të tij si vegël ligjore, maqedonas janë deklaruar si shqiptar dhe anasjelltas, me qëllim që të punësohen në administratën publike, andaj Balancuesi e humb qëllimin për të cilin është krijuar.
Në qershor, Minçev por edhe ministri për transformim digjital, Andonovski paralajmëruan shfuqizimin e Balancuesit. Kjo shkaktoi reagime para se gjithash te blloku shqiptar politik, në FE por edhe në VLEN. Së pari nga VLEN thoshin se Balancuesi nuk do të shfuqizohet ndërsa së fundmi thanë se janë marrë vesh që i njëjti të zëvendësohet me ligj për përfaqësim të barabartë dhe adekuat.
Sipas Marrëveshjes së Ohrit që u nënshkrua në Ohër në 2001 me të cilën iu dha fund konfliktit në Maqedoni mes UÇK-së dhe forcave të armatosura maqedonase, një nga ndryshimet kryesore ishte punësimi sipas përkatësisë etnike në administratën publike.
The post Minçev: Balancuesi mbetet në fuqi, do të zbatohet derisa të gjendet zgjidhje tjetër ligjore appeared first on Telegrafi.