Milloshoski: Zaev dhe Buçkovski së bashku po tregtojnë me interesat kombëtare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Antonio Milloshoski, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM në fjalimin e tij në protestën e sotme “Dorëheqje Zaev, liri popullit” tha se tani Zoran Zaev dhe Vllado Buçkovski si një nga politikanët më të korruptuar do të tregtojnë së bashku me interesat kombëtare të Maqedonisë.

“Nëse deri dje ishim të sigurt se Zaev është i gatshëm të shesë interesat kombëtare të Maqedonisë si një nga politikanët më të korruptuar, sot së bashku me Buçkovskin si një tandem të politikanëve më të korruptuar në Maqedoni, ata definitivisht nuk mund të bëjnë asgjë tjetër përveç tregtisë me interesat kombëtare. Duhet të shpreh keqardhjen time që njëri prej tyre, si Buçkovski, si profesor në Fakultetin e Drejtësisë, për arsye fitimprurëse është i përfshirë në këtë operacion për padrejtësi ndaj Maqedonisë”, tha Milloshoski.

Milloshoski theksoi se të dy kanë një gjë të përbashkët, njëri u fal për krimin e tij dhe tjetri shmangu shlyerjen e dënimit./Telegrafi/

The post Milloshoski: Zaev dhe Buçkovski së bashku po tregtojnë me interesat kombëtare appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy