Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski thotë se para dy ditësh, në Serbi, Greqi, Slloveni, Turqi dhe vende tjera në rajon ka nisur vaksinimi kundër COVID-19, ndërsa në Maqedoni shteti nuk ka blerë asnjë vaksinë.
Sipas tij, shteti shkel të drejtën e jetës si e drejtë qytetarë me mbrojtje shëndetësore jo efikase dhe jo në kohë.
“Për këtë shkak nga dita e djeshme, çdo qytetar apo familje që do të kenë dëme më serioze nga coronavirusi, apo e njëjta rezulton me rezultat tragjik, ka të drejtën ligjore që ta padisë shtetin dhe familja e afërt të kërkojë dëmshpërblim”, thotë Milloshoski./Telegrafi/
The post Milloshoski: Vendet e rajonit vaksinohen ndërsa te ne nuk ka arritur asnjë vaksinë appeared first on Telegrafi.
Advertisement