Milloshoski thotë se Frçkovskin e kaluara nuk e lë atë të jetë ambasador në SHBA

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti i OBRM-PDUKM-së dhe ish-Ministri i Jashtëm në Maqedoninë e Veriut, Antonio Milloshoski ka thënë se Ljubomir Frçkovski nuk mund të jetë ambasador i Maqedonisë së Veriut në SHBA pasi këtë gjë e ndalon e kaluara e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ekziston pengesë ligjore për profesorin Ljubomir Frçkovski i cili ka nënshkruar akte për përndjekje të fytyrave publike gjatë shërbimit të tij si ministër i MPB-së. Ai për këtë gjë është lustruar” tha Milloshoski.

“Ai ka ndalesë për të kryer detyra dhe obligime publike ku mund të zgjidhet apo kandidojë” tha mes tjerash Milloshoski.

“Bedredin Ibraimi, Reshat Nexhipi, Xheladin Murati, Nevzat Halili janë vetëm disa nga njerëzit e përndjekur nga Frçkovski” potencoi Milloshoski. /Telegrafi/

Advertisement

The post Milloshoski thotë se Frçkovskin e kaluara nuk e lë atë të jetë ambasador në SHBA appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy