Milloshoski: Qeveria e ktheu modelin e OBRM-PDUKM-së që vetë e hoqën për rritjen e pensioneve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti nga OBRM-PDUKM, Antonio Milloshoski thotë se në vitin 2018 LSDM-BDI hoqi rritjen e pensioneve sipas pagës mesatare.

“Nga viti 2012 deri në vitin 2018 pensionet kanë pasur një rritje të përcaktuar me ligj sipas kostos së jetesës (50%) dhe pagës mesatare (50%). Në vitin 2018, LSDM-BDI hoqi rritjen e pensioneve sipas pagës mesatare dhe për 3 vite e gjysmë u shkurtuan pensionistëve një shumë të madhe parash nga pensionet”, shkruan në profilin e tij në Facebook deputeti nga OBRM-PDUKM, Antonio Milloshoski.

“Tashmë do të kthehet i njëjti model i rritjes së pensioneve nga viti 2012, por për fat të keq qeveria nuk do t’u kthejë pensionistëve atë që u mori për 3 vjet e gjysmë. Ata janë bërë shumë të varfër”, shkruan Milloshoski./Telegrafi/

The post Milloshoski: Qeveria e ktheu modelin e OBRM-PDUKM-së që vetë e hoqën për rritjen e pensioneve appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy